Civici: Me gjithë këtë goditje që morëm, do të isha i kënaqur me një rritje ekonomike edhe 1%

Për ekspertin e ekonomisë Ardian Civici edhe vendet e zhvilluara kanë tashmë frikë nga një recesion i mundshëm.

Në një lidhje me Skype në TV Ora, Civici tha se deri ara tërmetit rritja ekonomike në vendin tonë ishte 2-2.5%, por pas situatës me koronavirusin, Civici tha se do të ishte i kënaqur edhe më një rritje ekonomike 1%.

Ardian Civici: Frikën për të shkuar drejt recesionit e kanë edhe vendet e zhvilluara, por edhe ekonomitë e rajonit, prandaj edhe ne duhet ta reduktojmë parashikimin e rritjes së ekonomike. Edhe para tërmetit rritja e ekonomike e kishte kapacitetin e 2-2.5%. dhe në 2020 suke parasysh të gjitha tronditjet në tregjet ndërkombëtare dhe vendet me të cilat bashkëpunojmë në mënyrë strategjike për një kohë të gjatë, nuk do të ketë mundësi që këtë vit të rikthehen kushtet normale për të investuar. Pra, e thënë ndryshe do të ngelim në atë që kemi si ekonomi për të prodhuar rritje ekonomike. Me gjithë këtë goditje që morëm, do të isha i kënaqur me një rritje ekonomike edhe 1%. 

SHKARKO APP