Civici: Paratë e drogës, mallkim për ekonominë

Ekonomisti Adrian Civici i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se paratë e ardhura nga trafiku i drogës janë mallkim për ekonominë e vendit.

Civici: Jo 2 miliard por edhe 12 miliard të jenë prapë zgjidhje e përkohshme është. Marrim rastin e të ardhurave nga droga. Shqipëria ka pafund euro nga droga. Është e keqja më e madhe që mund të ketë ekonomia. 

Me qindra milion euro në vit janë. Fakti që përditë ke tre-katër lajme për arrestime. Në ka ndonjë mallkim të madh janë paratë e ardhura nga droga, sepse deformon të gjithë ekonominë dhe prodhimin në vend. Shqipëria është një vend që nuk prodhon. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Themi se jemi një vend bujqësor dhe importojmë mbi 1 miliard produkte bujqësore. Mbi 50% të buxhetin familjar shkon për ushqim. Në ka një gjë urgjente që ne duhet të bëjmë, duhet të financojmë prodhimin vendas që shqiptarët të punojnë. Nëse një vend e ka ekonominë e vet tek konsumi, tek remitancat dhe importi, është shumë e rrezikuar. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?