Çlirimi i Kosovës, Osmani dhe Kurti kryejnë homazhe në varrin e ish-presidentit Rugova

23 vite më parë Kosova u çlirua nga okupatori serb. Krerët shtetërorë kanë kryer homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, nderim te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s gjatë shërbimit në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

“Në këtë ditë shprehim falënderimin dhe përkuljen tonë para kontributit të të gjithë qytetarëve. Filluam duke nderuar arkitektin e pavarësisë, presidentin historik Ibrahim Rugovën, i cili e bëri të qartë vullnetin e popullit të Kosovës para gjithë botës duke ndërtuar kështu ura miqësie që edhe sot e kësaj dite i shërbejnë Kosovës për të ecur përpara”, tha presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti ishte në homazhe, ku pati një mesazh për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

“Nuk mund ta paramendojmë humanitetin, durimin, qetësin në politikë pa presidentin Rugova, i cili para se të bëhej president për herë të parë para 30 viteve, ishte intelektual i angazhuar i cili me insistimin e tij dha kontribut të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve e Kosovës në veçanti”.

SHKARKO APP