Çlirimi i Tiranës, përkujtohet tek ‘Partizani i Panjohur’

 

"Shpreh dhe njëherë sot nderimin më të madh edhe në emër të Kuvendit për partizanët dhe partizanet që çliruan Tiranën në 17 nëntor 1944 pas disa javësh beteja të jashtëzakonshme dhe plot sakrifica, pas gjakut të derdhur nga dëshmorë dhe dëshmore që ranë për çlirimin e kryeqytetit por njëkohësisht për të shprehur mirënjohjen dhe për gjithë popullin e Tiranës për barrikadat që ngriti kundër pushtuesit dhe në mbështetjes së luftës së partizanëve dhe partizaneve, por mos harrojmë dhe mbështetjen e aleatëve tanë".

Kështu u shpreh sot kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në ceremoninë përkujtimore të Çlirimit të Tiranës.

Ceremoni kjo që përkujton 71-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit, ku veteranë të luftës dhe pasardhës të tyre, autoritete të larta vendore, deputetë dhe qytetarë kanë vendosur kurora me lule pranë monumenti të ‘Partizanit të Panjohur’.

 

 

 

SHKARKO APP