“Çmenden” burrat në Fier: Njëri kërcënon vëllain me thikë, tjetri rreh gruan e vajzën

Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi kërcënoi me thikë vëllain.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier,  arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vëllain e tij, shtetasin R.M, 55 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit Alfred Mëhilli iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 130/a/1 e 279/1 të Kodit Penal.

Ndërsa Tahir Brakaj, 31 vjeç, banues në Kreshpan, Fier u arrestua  pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases G.B, 29 vjeçe dhe vajzës së tij të mitur 11 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga Nenet 130/a/4 e 124/b të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?