“Çmenden” çmimet në bregdetin e Shqipërisë, ikin turistët

 

Ne vend qe t'iu sherbejne mire e korrekt turisteve vendas dhe te huaj pronaret e hoteleve dhe restoranteve ne Shqiperi po bejne nje antireklame per veten e tyre. Kane ngritur cmimet ne menyre drastike. Bashkë me vapën e korrikut po “çmenden” edhe çmimet në Shqipëri, madje duke ia kaluar Greqisë dhe disa vendeve të BE-së. Për të shuar etjen me ujë, një turisti në bregdetin e Shqipërisë i duhet të paguajë për një shishe gjysmëlitërshe me ujë 1.8 euro, ndërsa për të shuar vapën me birrë të shërbyer me gota të vogla plastike në plazhin e Shëngjinit duhen rreth 5.7 euro (pasi një gotë e vogël plastike me birrë kushton 2.85 euro). As ne Londer nuk e ke nje cmim te tille marramendes!

Në mjaft lokale në bregdetin e Shqipërisë që nga veriu, por kryesisht në jugun e këtij vendi, që nga më të thjeshtat, baret deri te restorantet, turistët po përballen me çmime tepër të larta.

Dhe çmime e larta janë shënuar nga artikujt më të përdorshëm, siç janë uji dhe birrat, deri tek ato më të preferuarat, prodhimet e detit. 

Keshtu turistet qe kane mberritur kete vit nuk kane c'te bejne e do te rrijne, ndonese disa po ikin ne Mal te Zi e Korfuz nga bregdeti shqiptar, por ne thelb kjo eshte nje antireklame per biznesin shqiptar. Nuk behet biznesi duke synuar qe vitin e pare te nxjerresh krejt investimet qe ke bere dhe me pas vetem te marresh dyfish e trefish sepse te iken turisti. Nuk ka nje kulture sherbimi e biznesi ne turizem, ndersa institucionet shtetrore te ngarkuara nuk bejne kontrolle ose shkojne dhe pijne nje birre qyl e ikin.

Ky nuk eshte turizem qe thith turiste ne vazhdimesi. Kjo eshte te rrjepesh kete vit dhe te mbash "koqet" ne dore vitin tjeter !

SHKARKO APP