Çmenden shqiptarët, i vënë flakën burgut në Genova

Një grup të burgosurish shqiptarë i kanë vënë flakën një qelie në burgun e Marassit në Genova, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë shmangu pasojat e rënda.

Sipas autoriteteve të burgjeve, autorët janë “shtatë të burgosur shqiptarë tashmë të njohur për akte të tjera të ngjashme”.

Njoftimi thotë se zjarri u vu në shenjë proteste ‘kundër një kontrolli special në qeli që solli zbulimin e një celulari dhe të një cigareje hashash’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pasi i vunë zjarrin tavolinës dhe objekteve të tjerë,  të burgosurit hodhën bombola të ndezura në korridor, duke e mbushur me tym, dhe sikur të mos kishim hapur të gjitha dritaret mund të ishte bërë shumë e rrezikshme”, thotë policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga shtatë të burgosurit është i dënuar për vrasje në tentativë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?