“Çmenden” socialistët e KQZ-së: Nuk lejojmë që Idajet Beqiri të dalë nga zgjedhjet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos çregjistrojë Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet e 30 qershorit.
KQZ-ja përveç se ka marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese tani i mban me forcë partitë në zgjedhjet farsë të Edi Ramës.
Ushtarët e Edi Ramës në KQZ, Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri, kanë vendosur të hedhin poshtë kërkesën e partisë të drejtuar nga Idajet Beqiri.
Ky i fundit ishte i pranishëm në sallën e KQZ-së duke argumentuar edhe faktet se pse kërkonte çregjistrimin e PUK-së.
Por votat e ushtarëve të Edi Ramës, vendosën që PUK të qëndrojë në zgjedhje e të bëjë fasëdën e Edi Ramës.
Ja vendimi i KQZ-së:
Tiranë më 13.06.2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
‘Për shqyrtimin e kërkesës, depozituar në KQZ nga Partia Uniteti Kombëtar me objekt ‘Çregjistrim nga procesi zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019’.
KQZ me 4 vota pro vendosi rrëzimin e kërkesës.
/SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

