Çmendet 32-vjeçari nga Durrësi, dhunon motrën
Aktualitet E Mërkurë, 23 Shtator 2020 10:37
Rastet e dhunës në familje në Shqipëri nuk kanë të mbaruar. Përditë dëgjojmë njoftime ku më së shumti djemtë vënë dorë mbi nënat motrën apo bashkëshorten. Një tjetër rast dhune është shënuar së fundmi në Durrës. Mësohet se një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. Bëhet me dije se agresori është arrestuar nga policia.