“Çmendet” 45-vjeçari në Krujë, rrëmben armën dhe qëllon mbi banesën e kushëririt

 Një 45-vjeçar në Krujë është arrestuar pasi ka qëlluar me armë mbi shtëpinë e kushëririt.

Në pranga përfundoi shtetasi Xh.H, banues në fshatin Halil. Ai qëlloi tre herë drejt banesës të kushëririt, shtetasit L.H, vjeç 46.

“Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin XH.H, vjeç 45, banues në fshatin Halil, pasi në fshatin Halil, ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës të kushëririt, shtetasit L.H, vjeç 46, banues në fshatin Halil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan 3 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm. Punohet për kapjen e XH.H. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?