Çmendet babai, dhunon dhe godet me thikë vajzën 30-vjeçare, arrestohet

Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia në Libohovë të Gjirokastrës pasi ka dhunuar vajzën e tij dhe më pas e ka qëlluar me mjete prerëse.

Nga punonjësit në Postën e Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Piro Bane, 68 vjeç, banues në Libohovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka goditur me mjet prerës vajzën e tij 30-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?