Çmendet pronari i një çerdheje në Durrës, dhunon fëmijën 2-vjeç, i hedh nënës një 50 mijë leksh që të mos e denonconte në Polici

Një person është proceduar penalisht nga ana e Policisë në Durrës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmijë.

Shtetasi G.D, 61 vjeç, banues në Durrës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmije 2 vjeç në ambientet e një çerdheje private ku edhe ai punonte, dhe njëherësh ishte pronar i saj.

Mësohet se 61-vjeçari, si të mos mjaftohej me veprimin që kishte kryer, i kishte hedhur nënës së vajzës një 50 mijë leksh të vjetër, duke i kërkuar që mos ta denonconte rastin në polici, kur kjo e fundit kishte shkuar të merrte mjetet dhe çantën e fëmijës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, por ajo që bën habi është fakti se Policia është mjaftuar vetëm me një procedim për rastin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?