Çmenduria e motit në Shkodër, banorëve të përmbytur u duhet të përballen dhe me borën

Ekstremet e motit nuk kanë të ndalur, duke e vështirësuar edhe më shumë situatën në zonat e përmbytura.  Dëbora ka prekur prej mengjesit të së premtes (23 mars) edhe Shkodrën, ndonëse fuqia e saj për ta zbardhur territorin e mbingopur me ujë, është e vogël.

Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe përballja e banorëve të këtyre zonave, por edhe strukturave shtetërore me emergjencën bëhet më e vështirë.

Në ujë janë 5 mijë hektarë tokë dhe 700 shtëpi të rrethuara nga uji në Dajç, Anë të Malit dhe Berdicë. Në Vilun, Baks, Rrjoll si pasojë e stuhisë së erës është rrëzuar transformatori dhe për pasojë janë pa energji elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Dajçi është në errësire në disa fshatra nga dëmtimet e shtyllave. Uji ka depertuar edhe në lagjet periferike Ajasëm e Livadhe ku janë 150 shtëpi të rrethuara nga uji. Erozioni ka dëmtuar rëndë argjinaturat në Ças, Pentar dhe Darragjat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër familjet e evakuara kanë shkuar në 75, të cilat i vizitoj nga afër në konviktin “Arben Broci”, kryebashkiakja Voltana Ademi.

Pa mësim janë një pjesë e shkollave të Dajçit, ndërsa në Anë të Malit frekuentimi është i vogël. Shkarkimet nga HEC Vau Dejes vijojne me 1 mije meter/kub per sekond.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?