Çmimet ”bombë” të bulmetit, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi ngritur grupin e punës
Autoritetit të Konkurrencës ka reaguar pas deklaratave të prodhuesve të bulmetit, ku thotë se ka ngritur grupin e punës për monitorimin e këtij tregu.
“Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Autoritetit të Konkurrencës thekson se “shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme”.