Çmimet e ndryshme të naftës, importuesit: Fshihet cilësia e ulët
Përdoruesit e automjeteve konstatojnë në pikat e shitjes së naftës çmime me ndryshime shumë të mëdha. Zakonisht diferenca shkon deri në 5 lekë për litër, nëse në Fier çmimin më të ulët e gjen 168 lekë për litër, në Tiranë shkon deri në 184. Si shpjegohet ky fenomen kur nafta është mall që kuotohet në bursë dhe taksat janë njësoj për të gjithë?
“Për çdo pikë karburanti në Shqipëri mesatarja është 1.2 lek të reja marzhi që ka të bëjë me koston. Kur ndeshen me fenomene që çmimet në pikat e karburantit janë shumë afër me çmimet në pikat e shumicës, kjo tregon që ose kemi të bëjmë më një evazion fiskal ose kemi të bëjmë më një produkt që është jashtë standardit dhe cilësisë dhe për këtë arsye arrijnë të dalim me ato lloje çmimesh të ulëta”, tha Gjergj Bojaxhi ish-zv/ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Nafta me cilësi të ulët shkakton dëm ekonomik, por më së shumti në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Shqiptarët blejnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Në Kosovë ajo kushton 143-151 lekë, ndërsa në Maqedoni 137-153 lek për litër për shkak te taksave që janë shumë më të ulëta se në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

