Çmimet e ushqimeve pritet të rriten një vit pas pandemisë

Ka kaluar më shumë se një vit nga pandemia e Covid-19 dhe sipas ekspertëve çmimet e ushqimeve pritet të rriten edhe më shumë.

Në raportin e ,tij të parashikimit të vitit 2021, Shërbimi i Kërkimit Ekonomik për Departamentin e Bujqësisë SHBA, parashikoi që kostoja e ushqimit nga dyqanet ushqimore do të rritet 1 deri 2 % këtë vit.

Kërkesat e konsumatorëve dhe ndryshimet në industrinë ushqimore kanë ndikuar në rritjen e çmimeve.

Patrick Penfield, profesor tha për “Good Morning America” se çmimet do të vazhdojnë të rriten gjatë muajve të ardhshëm, në një interval prej 2-3%.

“Faktorët kryesorë që ndikojnë në kostot janë kërkesat, problemet e shkaktuara nga moti në SHBA dhe prodhuesit e ushqimeve dhe supermarketet që nuk ofrojnë zbritje të konsiderueshme për blerësit,” shpjegoi Penfield.

“Kërkesat ende vazhdojnë të rriten sepse shumë njerëz janë akoma të mbyllur në shtëpi nga situata e keqe e motit,” shtoi ai.

Ndërkohë ushqimet nga restorantet u rritën me 3.9% në vitin 2020.

Nga Dhjetori 2020 deri në Janar 2021, çmimet për frutat duke përfshirë agrumet, mollët dhe luleshtrydhet, u rritën me 11.3%.

“Inflacioni për të gjitha kategoritë e ushqimit pritet të jetë në ose nën mesataren e tyre historike 20 vjeçare,” thanë përfundimet e studimit.

SHKARKO APP