Çmimet rriten, shtëpitë nuk shiten, çmimet e apartamenteve në Elbasan janë rritur me 20%
Pandemia i dha goditje të fortë buxhetit të shtetit dhe ekonomisë familjare, ndërsa i vetmi sektor që nuk e ndjen krizën rezulton ndërtimi.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2020 çmimet e banesave u rritën mbi 11% krahasuar me vitin 2019 në rang kombëtar.
Në Elbasan, ky trend vijon edhe përgjatë këtij viti ku rritja e çmimit shkon deri në 20 % sipas agjentëve imobiliar.
“Një vit më parë çmimet në qytetin e Elbasanit, kryesisht në zonën e qendrës ku kërkesa është më e lartë, kaq enë 500 euro metri katror, kurse tani ka shkruar nga 600-700 euro metri katror.”
Por ajo që nuk bën logjike ekonomike është fakti se çmimet e banesave janë në rritje, ndërkohë që shitjet janë në rënie për një sërë faktorësh të tjerë.
“Ka një stok apartamentesh në shitje sesa ka kërkesë në blerje. Kryesisht kërkesat më të larta janë për qira. Ka ndikuar ikja kryesisht e të rinjve për një jetë më të mirë në qytetin e Tiranës,” tha agjenti Imobilar Eluert Dika.
Në shumë raporte ndërkombëtare, është argumentuar se rritja e çmimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri vjen si pasojë e pastrimit të parave të pista.
Në Shqipëri, raportet ndalen kryesisht tek rritja e ndjeshme e çmimeve si në kryeqytetin Tiranë – që ka përjetuar një bum në ndërtime por edhe një rritje të çmimeve të pronave. /Ora News