Çmimi i energjisë nuk do rritet, Tomorri: Meritë e PD-së dhe Damian Gjiknurit
Tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga fasha 800 kilovat për energjinë elektrike, një ditë para hyrjes në fuqi, gazetari Klodian Tomorri e justifikon me faktin se situata energjetike e ditëve të fundit është përmirësuar, për shkak të valës së reshjeve që kanë rritur prurjet dhe nivelin e hidrocentralit të Fierzës. Për të fakti që konsumi i energjisë është në nivele të ulëta, lidhet me motin dhe temperaturat.
”Rama nuk u tërhoq nga vendimi për të mos rritur çmimin se kishte frikë nga ndonjë reagim apo protestë popullore, se ka imponuar vendime shumë më me kosto se rritja e çmimit të energjisë se sa thjeshtë për një kategori dhe nuk ka ndodhur gjë.
Arsyeja kryesore pse ne nuk kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, është falë hidrocentraleve private. Këtu ka meritë qeveria e Partisë Demokratike, e cila në vitin 2005 e vuri në lëvizje industrinë e HEC-eve private, sigurisht pati dhe gabime, se u dëmtuan hapësira.
Merita e dytë duhet njohur Damian Gjiknurit, i cili i vendosi tavan çmimeve që blejmë energjinë në këto hidrocentrale private dhe ne sot e blejmë gati 6 herë më lirë nga çmimet e bursës. Mos pasjen dijeni nga kreu i ERE, për këtë tërheqje nga Kryeministri, Tomorri e argumentoi me faktin se institucionet në këtë vend nuk kanë pavarësi”.