Çmimi i energjisë për familjarët, nesër mblidhet bordi i ERE-s
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) do të shqyrtojë nesër për çmimin e ri të energjisë për konsumatorët. Në faqen zyrtare të ERE-s është publikuar rendi i ditës për mbledhjen e bordit, që do të mblidhet më 7 janar.
”Ditën e martë do të zhvillohet mbledhja e bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite: Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025-31 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.
Më herët, gjatë vitit 2024, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se do të ketë një ulje të çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët. Aktualisht çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11,4 lekë për familjet, ndërsa për pensionistët (kryefamiljari kur janë çift) që prej vitit 2015 marrin kompensimin shtesë në pensionin e tyre për energjinë elektrike të shumës 648 lekë.