Çmimi i konsumit në Shqipëri është rritur me 1.5% në janar

Çmimi i konsumit në Shqipëri është rritur me 1.5% në janar krahasuar me dhjetorin, por gjithesesi me një ritëm më të ulët se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, sipas INSTAT peshën kryesore e zënë çmimet e ushqimeve dhe pijeve alkoolike e ndjekur nga qeratë, uji, lëndët djegëse dhe energjia elektrike. Sa i përket transportit dhe mobilerisë situata duket e pandryshuar.

Madje sipas të dhënave zyrtare, shqiptarët kanë ulur shpenzimet në hotele dhe restorante, duke bërë që edhe çmimet të kenë një ndryshim të papërfillshëm.

Sa i përket veshjeve dhe shëndetit vërehet një ulje e çmimeve me një 0.02 ashtu si edhe komunikimi, por në krahasimin 12 mujor vërehet se rritja e çmimeve është më e ndjeshmë, ku ushqimet janë 2.4% më të shtrenjta, ashtu si dhe për argëtimin dhe kulturën qeratë ujin dhe lëndët djegëse.

Sa i përket qerave në raportin zyrtar të INSTAT është bërë publike vetëm mesatarja e ushqimeve.

Më herët agjensitë imobiliare kanë bërë të ditur një rritje të ndjeshme sidomos në Tiranë e Durrës, kjo e ndikuar edhe nga kërkesa në rritje pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

SHKARKO APP