Çmimi i lartë i naftës, shqiptarët dynden drejt pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi

Qytetarët shqiptarë po drejtohen masivisht drejt pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi për të furnizuar automjetet me naftë, për shkak të diferencave të ndjeshme të çmimeve.

Në Maqedoninë e Veriut, ku nafta kushton 1.55 euro për litër, autoritetet kanë ulur akcizën për 7 cent dhe TVSH-në nga 18% në 10% para dy javësh. Si pasojë, fluksi i qytetarëve në pikat kufitare shqiptare, si Qafë Thanë, Muriqan dhe Hani i Hotit, është shtuar ndjeshëm.

Zona e veriut, veçanërisht Shkodra dhe rrethinat e saj, po përjeton një valë lëvizjesh drejt pikave kufitare, ku qytetarët mund të blejnë naftë pothuajse 70 lekë më lirë për litër sesa në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vend, megjithëse akciza është ulur me 20%, Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i naftës do të tregtohet me 224 lekë për litër, nga 218 lekë më parë. Benzina do të vijojë të tregtohet me 181 lekë për litër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, çmimi i naftës në Kosovë është 1.85 euro për litër, dhe qeveria nuk ka bërë ulje të akcizës apo TVSH-së, duke e bërë furnizimin atje më të shtrenjtë për qytetarët shqiptarë.

Ekspertët e ekonomisë shprehin se kjo situatë reflekton ndikimin e çmimeve të larta të karburantit në buxhetin familjar dhe nevojën për zgjidhje më të përballueshme për qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?