Çmimi Nobel për Letërsi shkon për autoren amerikane Louise Glück

Nga VOA-

Çmimi Nobel për Letërsi iu akordua këtë vit poetes lirike amerikane Louise Glück. Autorja 77-vjeçare nderohet për zërin e saj të veçantë poetik, thuhet në argumentimin jurisë. Në veprën e saj letrare ajo e përkthen ekzistencën individuale një përvojë universale. Glück u bë e njohur në botë me vëllimet e saj poetike “Averno” (2007), në të cilën ajo i përqaset bashkëveprimit mes mitologjisë dhe njeriut dhe “Shpatorja e egër” (Wild Iris) (2008) ku trajton marrëdhëniet mes ciklit të natyrës dhe ekzistencës njerëzore.

Bücher von Louise Glück (Henrik Montgomery/TT/AFP)

Shkrimtarja u lind në Nju York dhe u rrit në Long Island. Ajo nisi të shkruante poezi që kur ishte e vogël. Pas vëllimit të saj të parë “Firstborn” (1968) ajo ka botuar deri tani njëmbëdhjetë vëllime të tjera me poezi dhe disa libra me ese mbi poezinë. Pas botimit të “Triumfi i Akilit” (1985) ajo u bë e njohur për publikun në SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbajtëse e çmimit prestigjioz Pulitzer

Swiss Digital Mobile Reklama

Louise Glück aktualisht është profesore për letërsinë dhe gjuhën angleze në universitetin elitar amerikan Yale. Në vitin 1993 ajo mori çmimin prestigjioz Pulitzer për “Shpatorja e egër”dhe më 2014 u nderua me Çmimin Kombëtar të Librit për “Natën e Besueshme dhe Virtuale”.

Louise Gluck (Robin Marchant/Getty Images/AFP)

Ajo ka qenë për disa kohë edhe kryetare e komitetit letrar të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Letrave, si dhe e rrethit udhëheqës të Akademisë së Poetëve Amerikanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?