Ç’ndodh me listat e kandidatëve pas djegies së mandateve? Boçi: Kufoma politike…

Dje opozita e madhe, vendosi në unanimitet që të djeg mandatet. Ndërsa sot, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, shkruan se debati për mandatet është shterpë. ”Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen”,-shkruan në një postim në facebook, deputeti i PD-së për qarkun e Elbasanit.

Postimi i plotë

Ka shumë debat se si shkon puna me mandatet që janë në lista. Një debat shterpë që stimulohet kinse nga ato që duan të mbajnë me gajret njerëzit e të gënjejnë demokracinë. Mandati nuk është person. Mandati është vullnet politik i zgjedhësit dhe shpreh mbështetje për ide e vizione politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur vullneti është i deformuar, për shkak të grabitjes, vjedhjes, blerjes ai nuk ka vlerë. Nuk ka as emër e as parti më. Ai digjet sepse ka djegur demokracinë, parlamentarizmin, të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas djegies vjen hiri. E pas tij dëshira e përkushtimi për të ndërtuar jetën dhe të mirën. Kufomat politike që varen sot në mandate të deformuara, që ecin somnambul e që kafshojnë ç’të gjejnë përpara, janë zombit e fundit të epokës parapolitike që po kalojmë.
Gremina është destinacioni i paracaktuar i tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?