Ç’ndodhi në darkën me gazetarët?

 

 

Kryeministri Edi Rama ka shtruar një darkë në nder të njerëzve të medias sot në Pallatin e Brigadave. Ai vetë është ulur me disa prej gazetareve të suksesshme në tavolinë, duke mos preferuar që të ulet me gazetarët meshkuj. Por, kryeministri është treguar i kujdesshëm duke iu kujtuar gazetarëve që fatura e tavolinës është me kupon tatimor.

Me një fjalë të ashpër të gazetarit Lutfi Dervishit u çel edhe takimi i fundvitit që kryeministri Edi Rama organizoi me gazetarët. Dervishi e nisi fjalën e tij me një thirrje drejtuar kreut të qeverisë për të marrë situatën në kontroll, ndryshe tha ai – mund të ndodhë që populli të marrë shembullin e Belgjikës: Pa kryeministër. Një falenderim ironik gazetari Dervishi bëri edhe për mungesën e ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu. “I bëj thirje kryeministrit ta marrë situatën seriozisht se mund ta pësojë si në Belgjikë, ku qytetarët preferojnë të qeverisin pa kryeministër. Ka patur premtim se nuk do vjedhim si këta që ikën, por ne do vjedhim ndryshe. Duhet falënderuar qeveria sepse falë punës së saj 3 programet më të ndjekura kanë qenë portokalli, fiks fare dhe alpazar. Uroj mos të dalë ndonjë problem se mund të mblidhet qeveria në mesnatë dhe u jep zgjidhje problemeve me koncesion. Faleminderit që nuk ka ftuar ambasadorin amerikan Donald Lu. Ju e dini që ai u mor intensivisht për dekriminalizimin e legjislativit, ekzekutivit dhe drejtësisë. Nëse do të ishte Lu sot do fliste për dekriminalizimin e medias. Do thoshte, prova ime për korrupsionin është e thjeshtë. Nëse keni kërkuar ndonjëherë tendera për një politikë editoriale atëherë jeni të korruptuar, ose mund të thoshte ulni kokat dhe shikoni kyçet, nëse orat që mbani janë më të shtrenjta se rrogat e papaguara të gazetarëve, jeni të korruptuar. Listat më të sakta i ka Aleksandër Cipa. Por unë nuk po merrem me listat se ato i ka Çipa por unë të them mos shko tek mediat që nuk paguajnë gazetarët e tyre pasi sot për gazetarët është më e lehtë që të marrin një kredi në bankë se sa pagat e tyre. Media është biznes por me politikën krijon një trekëndësh më të rrezikshëm se trekëndëshi Bermundës. Përmbajta është përgjegjësi publike dhe prandaj duhen institucione të pavarura. Kur erdha në Tiranë do thoshte Lu mendova se m’u prish televizioni dhe në shtatë kanale shikoja portretin e Ramës live dhe urimi do ishte : Të mos shtohet numri i kanaleve që transmetojnë live Ramën,” tha Dervishi.

Përgjigjja për këto kritika erdhi nga kryeministri Edi Rama i cili para se të lexonte fjalimin e përgatitur për këtë rast, nxorri në pah problematikat e medias dhe detyrën e vështirë të këshilltarit të tij, qoftë edhe për të gjetur vendet se ku do të ulen gazetarët, shumica e të cilëve sipas Ramës, as nuk flasin me njëri-tjetrin.

 "Nuk presim ngushëllime sot edhe mund të qeshni, doja t'ju kërkoja me urdhër një duartrokitje për Endri Fugën për tre arsye. E para se hoqi picirin duke kërkuar folësit , njëri nuk flas se më shan Lubonja, tjetri nuk flas se nuk di kush do flasë tjetër po nuk do jem, një tjetër nuk flas se po fola i them të gjitha. Besoj arsyeja e dytë meriton dhe kjo një pjesë duartrokitje se hoqi picirin se kush nuk donte të ulej me kë, dhe Lutfiu me të drejtë tha që me protokollin merrem vet, po jeni ulur pa protokoll se numri i njerëzve që nuk donin të uleshin me tjetrin ishte impronues. E treta se fuga paralajmëroi se asnjëri nuk do duartrokitste për tjetrin dhe kjo ndodhi… Fuga ju njeh shumë mirë", –  shpreh Rama.

SHKARKO APP