Ç’ndodhi në mbledhjen e Asamblesë? Deputeti: Kapa dikë që po regjistronte…

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka deklaruar se gjatë mbledhjes së Asamblesë e mbajtur në Lezhë është kapur një person që po regjistronte me një diktofon në dorë.

Sipas tij, ai po incizonte fshehurazi në lozhën e sallës por instinkti prej polici e ka identifikuar personin dhe më pas është nxjerrë jashtë.

”Një Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë së PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të incizuar, gjendej në lozhën e sallës. Instinkti i profesionit të policit nuk më gënjeu. E nxorëm jashtë, me qetësi megjithë paturpësinë e tij dhe misionin e shëmtuar që po kryente”, shkruan deputeti i PS, i cili nga ana tjetër ka ngritur edhe dyshime se diçka i ka tërhequr vëmendjen këtij personi për të regjistruar në fshehtësi, por detaje të tilla nuk janë dhënë prej Ndreut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?