Ç’ndodhi pas mesnate te Juridiku, studentët: Mos prekni me dorë, kush ju urdhëron?

Situatë e tensionuar pas mesnate në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, ku studentët ishin të ngujuar brenda sallës.

Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë natën, duke lëvizur bankat që kishin bllokuar hyrjen. Por kanë reaguar menjëherë studentët duke kërkuar ndihmë. “Mos i prekni bankat, mos prekni me dorë studentët, mos guxoni të prekni vajzat”- dëgjohen britma të studentëve të ngujuar.

Studentët kanë kërkuar solidarizim nga moshatarët e tyre në qëndresë, deri në plotësimin e kërkesave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që ish-kryeministri Berisha ka publikuar të njëjtën video me pamjet e asaj që ndodhi te Juridiku.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rama urdhëron terroristë të narkopolicisë të veshur me uniforma të policisë private të ndërhyjnë me forcë dhe dhunë pas mesnate kundër studentëve të ngujuar te Fakultetit Juridik. Krim i shëmtuar. sb”- shkruan ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?