CNN: Kamala Harris ka hyrë në një nga misionet më të vështira për politikën moderne. Trump për momentin duket i trazuar
Kandidatja potenciale e demokratëve në garën për presidente e SHBA-së, Kamala Harris e ka shfrytëzuar momentin e saj, që pas tërheqjes së Biden. Zëvendëspresidentja ka marrë mbështetje të mjaftueshme nga delegatët për të siguruar nominimin, ka mbledhur fonde të mjaftueshme dhe ka ndryshuar modalitetin e partisë që dukej e destinuar për humbje. Harris nuk mund të ëndërronte për një nisje më të mirë mes demokratëve pas braktisjes së fushatës nga Joe Biden, ajo sapo ka hyrë në një nga misionet më të trazuara për politikën moderne. Kjo pasi intensiteti sulmeve të Donald Trump ende nuk është shpalosur ndaj saj, çka në këtë sezon ka qenë i paparashikueshëm, sipas rrjetit vendas CNN.
Në një fjalim emocionues të hënën, Harris mblodhi stafin e fushatës në selinë kryesore në Wilmington, Delaware, ku bashkë me Biden bënë tirrje për solidifikimin e tranzicionit elektoral. Pasi parashtroi kauzën e saj kundër Trump, Harris paraqiti konkurrimin si “dy versione të ndryshme të asaj që konsideronte si e ardhmja e vendit. Ajo gjithashtu dha mbështetjen për kolegen kaliforniane, ish-kryetaren e Kongresit, Nancy Pelosi, e cila ishte kritike për mbylljen e tentativës së cunguar të rizgjedhjes së Biden.
Sipas CNN, Harris duhet të ruajë tashmë vrullin pozitiv të partisë, që deri të dielën duket se shkonte drejt disfatës, pas performancës katastrofike në debat. Edhe nëse ajo fiton nominimin zyrtar demokrat, Trump njihet për retorikat e tij të ashpra ndaj grave apo atyre me prejardhje të huaj, dhe Harris i plotëson të dyja kriteret.
Megjithëse ajo ka treguar shenja përmirësimi të aftësive politike, kjo nuk ka qenë ndonjëherë një pikë e fortë për të. Trump për momentin duket i trazuar nga ndryshimi papritur i kandidatëve dhe fushata e tij po mundohet të përshtatet me realitetin e ri duke mprehur sulmet verbale kundër zv. presidentes. Fushata e tij ka evidentuar mungesën e suksesit të saj në trajtimin e çështjeve të Amerikës Latine dhe kufirin jugor të SHBA, duke e paraqitur ‘të butë’ ndaj emigracionit ilegal.
“Ajo ka më pak mbështetje se Joe Biden. Harris është zv. presidentja më e panjohur në histori dhe kjo sigurisht vjen prej të dhënave të karrierës së saj. Ajo ka po aq kuptim sa Joe Biden, që do të thotë se nuk ka fare”, thuhet në një dokument të fushatës republikane, sipas rrjetit CNN.
Sinjalet tregojnë se rritja e Harris pas largimit të Biden do të përcaktojnë dimensionet e garës presidenciale 2024. Pas problemeve të moshës apo të paaftësisë konjitive të Biden, demokratët i gëzohet transformimit me kandidaten gati 20 vjet më të re. Harris tregoi dje se mund të përdorë simbolikën e Shtëpisë së Bardhë për të fuqizuar reputacionin e saj dhe nëse zgjidhet në nëntor, amerikanët do ta konsiderojnë si një presidente. Ditët që vijojnë do të tregojnë nëse kandidatja ishte vetëm një zgjedhje e shpejtë pas largimit të Biden, apo një reflektim i problemeve ekonomike dhe inflacionit. Trump është gjithsesi në krye të sondazheve si për çështjet e migracionit dhe ekonomisë, dhe nëse trashëgimia e Biden ishte një pengesë e vërtetë elektorale, Harris mund të paguajë çmimin.