CNN: Vaksina e “Moderna”,100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me COVID-19

Janë publikuar të dhënat mahnitëse për vaksinën e Moderna-s, e cila pas provave të para duket se ka rezultuar 100% efektive në parandalimin e virusit të rëndë Covid-19.

Sipas CNN, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA. “Këto janë të dhëna të mahnitshme”.

Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.

“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”.

Ndryshe, Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Të dhënat e reja të Moderna

Të hënën, Moderna lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.

Duke filluar në korrik, Moderna u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Me nivele të larta të coronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.

Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.

Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.

Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e Moderna-s.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq.

SHKARKO APP