Coca-Cola me nivele të lartë klori Europa i hoqi, po Shqipëria?

Prodhuesi evropian i Coca Cola në Belgjikë, dy ditë më parë, njoftoi një tërheqje masiv të produkteve në Evropë për shkak të përmbajtjes tepër të lartë të klorit. Vendimi prek kanaçet dhe shishet prej qelqi të Coca-Cola, Sprite, Fanta, etj. “Ne nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se kjo është një sasi e konsiderueshme”, i tha AFP, Coca-Cola Europacific Partners Belgium. Këto produkte mbajnë “një kod prodhimi që varion nga 328 GE deri në 338 GE”.

“Shumica e prodhimeve të prekura dhe të pashtruara janë hequr tashmë nga raftet e dyqaneve dhe ne po vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të tërhequr të gjitha prodhimet e mbetura nga tregu”, vijoi kompania. Pyetja që ngrihet është, në Shqipëri çfarë po ndodh? Tek ne kompania e Coca-Colës nuk e vë ujin në zjarr. Nuk ka pasur asnjë reagim prej saj, nëse ka apo jo pije me përmbajtje të lartë klori. Jo se po të ketë do të tërhiqen, por duhet transparencë.

Është një pije që konsumohet që nga fëmijët deri te të moshuarit dhe niveli i lartë i klorit është shumë i dëmshëm. Sipas mjekëve, ai është shkaktar për sëmundje kancerogjene, të sistemit imunitar, dëmton shikimin dhe sistemin nervor. Problemi më i tmerrshëm është që e dëmton shikimin që pa lindur, nëse nëna e konsumon. Pra minimumi duhet të ketë transparencë, është e prekur Shqipëria nga një gjë e tillë apo jo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Eksperti i Sigurisë Ushqimore, Kapllan Sulaj, tha në një emision se edhe pse nuk ka raste të verifikuara, duhet të bëhet një kontroll në vendin tonë pasi mundësia të kemi dhe ne një produkt të tillë me përmbajtje të kloratit, ekziston. “Mendoj që duhet të fillojë menjëherë investigimi dhe kontrolli i Coca-Colës në Shqipëri, pasi një fenomen i tillë mund të jetë edhe pse nuk është verifikuar asgjë. Përderisa ekziston një mundësi kontaminimi në Bashkimin Evropian, edhe në Shqipëri është e mundur. Duhen bërë kontrolle në hyrjen doganore nëse ka Coca-Cola që futen në Shqipëri, të cilat mund të jenë të gatshme për konsum ose sasi Coca-Cole që ambalazhohet në Shqipëri”, tha eksperti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, teksa kompania hesht, duhet që të paktën autoritetet përgjegjëse të vihen në lëvizje, sidomos Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ky është skandali i radhës që përfshihet Coca-Cola. Pak kohë më parë KLSH zbuloi në një raport një seri shkeljesh serioze gjatë procesit të asgjësimit të tonelatave me pije të skaduara nga subjekti “Coca-Cola”, duke ngritur shqetësime për mungesën e transparencës dhe zbatimit të ligjit. Pra dyshimet ishin se produktet e skaduara nuk ishin asgjësuar, por ishin rifutur në treg. Edhe kur doli raporti pati heshtje, njësoj si tani. /Pamfleti/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?