“Çohuni karagjoza”, Erjon Braçe fyen deputetët e PS
Në Komisionin e Ekonomisë, ka ndodhur një situatë e pakënshme. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe nuk plotësonte dot kuorumin e komisionit të tij, aty ku pritej të raportonte ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri në lidhje me huanë që do të marrë qeveria nga Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Duke qënë se nuk i plotësohej kuorumi për të nisur mbledhjen, Braçe ka zbritur nga komisioni i tij në katin e katërt tek kati i dytë ku po zhvillonte punimet Komisioni i Politikës së Jashtme.
Ai i është drejtuar deputetëve socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi që janë njëkohësisht edhe anëtarë tek Komisioni i Jashtëm edhe tek ekonomia me fjalë fyese. Braçe hapi derën edhe pse po zhvillohej mbledhja dhe ju drejtua dy deputetëve:
“Çohu urgjent. Ti dhe ti. Ejani në mbledhje se ju pret ministri lart. Çohuni ju thashë, karagjoza”, mësohet të ketë thënë Braçe sipas ”Shqiptarja.com”. Dy deputetë e shoqëruan me buzëqeshje këtë sjellje që ju shkaktoi jo pak siklet, por nuk ju bindën urdhërit.
KOHA JONË SONDAZH

