Çollaku: Ortakëria e Ramës me Vuçiçin e ka ndihmuar Serbinë

I ftuar në Ora News, anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku u shpreh se ajo që quhet minishengen Ballkanik është Shqipëria plus Jugosllavinë e re.

Sipas Çollakut, Minishengeni ballkanik nuk ka mbështetjen e shqiptarëve dhe se i shërben vetëm hegjemonisë së Serbisë në Ballkan.

Çollaku: E ardhmja e Ballkanit nuk është e garantuar dhe nuk ka kohë për të humbur. Asnjë vend i Ballkanit nuk ka kohë për të humbur. Shqipëria është renditur e fundit në procesin drejt BE-së, kjo pasi ka pas garancinë e Gjermanisë. Ajo që quhet minishengen Ballkanik është Shqipëria plus Jugosllavinë e re. Lokomotiva e këtij treni është Beogradi dhe Serbia. Ekonomitë e dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, janë tepër të brishta dhe të mos rakorduara.

Minishengeni ballkanik nuk ka mbështetjen e shqiptarëve. Ajo u imponua edhe në marrëveshjen e Uashingtonit si një kompromis për t’u kënaqur Serbia. Për minishengen mund të flasim vetëm kur Serbia të njohë Kosovën dhe kur të kemi një unifikim ekonomik. Në kushtet ku ndodhemi sot kjo i shërben vetëm hegjemonisë së Serbisë në Ballkan. Serbia nuk ka dhënë asgjë dhe ka marrë pothuajse gjithçka.

Çollaku shtoi se në dialogun Serbi Kosovë, Serbia vetëm ka përfituar dhe për rehabilitimin e Serbisë si shtet normal ka ndihmuar edhe ortakëria me Ramën.

Çollaku: Në dialogun Serbi Kosovë, Serbia vetëm ka përfituar. Ka përfituar hapjen e përshpejtimit të negociatave dhe është shtruar në Uashington si e barabartë. Miqësia ose ortakëria e Ramës me Vuçiçin e ka ndihmuar në rehabilitimin e Serbisë, jo si një vend që fsheh kriminelë dhe qëllime fashiste, por si një vend normal. Serbia është shumë afër integrimit në BE, shumë më afër se Shqipëria. Serbia ka arritur që të fusë edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe heqjen e minishengenit dhe mosnjohjen e Kosovës. Është pa sens që Kosova të vazhdojë cirkun e negociatave me Serbinë që i lë asaj imazhin e një shteti normal që vazhdon të negociatat. Serbia duhet të ulet në tryezë vetëm nëse njeh Kosovën.

SHKARKO APP