Çollaku: Rama një kufomë politike. Ambasadorët “të kapur” nga Tirana, nuk raportojnë situatën reale

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, komentoi edhe intervistën e kryeministrit Rama në “Porta a Porta” në Rai 1.

I ftuar në Syri.net, ai tha se imazhin e Shqipërisë nuk e prish opozita, por përgjimet e prokurorisë që e nxjerrin zbuluar lidhur me trafiqet dhe krimin.

“Kryeministri e ka imazhin copë nga përgjimet, gjysma e shtetit, ministria e brendshme, kupola e Policisë së Shtetit e kapur në trafik dhe në një fushatë kanalizimi dhe trafik ndërkombëtar droge. Ne po e ndihmojmë Shqipërinë të shohi të vërtetën. Partnerët e kanë parë çka ndodhur me Tahirin me Dakon. Kësaj si do ja bëjë kryeministri. Çfarë deklaronte gadafi para se të kapej, ai besonte se i gjithë populli do të vritej për të”, deklaroi ish-zv/ministri i jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket deklaratës së kryeministrit, se ai është në krye të qeverisë me zgjedhje të lira, Çollaku deklaron se, zgjedhjet e 2017-ës janë blerë me paratë e drogës dhe krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Janë dosje të dokumentuara nga prokuroria dhe jo vetëm. Është provuar se rezultati i 2017 është ndikuar nga trafiku i drogës. Rregulli i lojës ishte të futemi në zgjedhje dhe askush nuk blen votat. Kur zgjedhjet blihen loja prishet dhe nis lojë e re me arbitër të ri. Juventusi nuk është kampion se blen ndeshjet apo arbitrat, është kampion se fiton në fushë”, deklaroi kreu i departamentit për politike të jashtme në BE.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku, ka komentuar deklaratat e fundit të faktorit ndërkombëtar lidhur me situatën politike në vendin tonë.

Sipas tij, raportet e dërguara nga ambasadat e huaja në Tiranë kanë qenë të kundërta me qëndrat politike në Berlin, Bruksel etj.

“Gjermania është lidere e BE. CDU që qeveris vjen dhe bashkëpunon dhe shfaq shqetësimin. Është në kontrast me atë që raportohet nga Tirana. Ata që thonë reformat po ecin, kanabisi është në rregull tanimë janë kolapsuar pasi çdo raportim që kanë bërë bie poshtë. Djegia e mandateve nga opozita i ka nxjerrë bllof”, u shpreh Çollaku.

Ai ka hedhur edhe akuza të rënda, duke u shprehur se ambasadat e huaja në Tiranë mund të jenë të korruptuara nga mazhoranca.

“Merrni progres-raportin nga këta burokratë, është një raport që duket sikur jetojmë në Holandë. Ka një konflikt interesi. Nuk raportojnë drejt. Ne besojmë se janë korruptuar nga Tirana”, u shpreh ish zv/amnbasadori i Shqipërisë në SHBA, Kreshnik Çollaku.

Në fund të intevistës ai u shpreh se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Është një kufomë politike, është një zgjatje taktike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ai e kupton që nuk ka rrugëdalje. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, kemi mbështetjen e shumicës, por kërkojmë garë të ndershme”, u shpreh Çollaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?