Çollaku: Sfida dhe rruga e vetme e PD pas 2025 është që të jetë një parti e madhe
Partia Demokratike dhe përçarja e brendshme. Deputeti i Bashës, Kreshnik Çollaku theksoi se është me rëndësi që PD të jetë një parti e madhe, një alternativë e pushtetit.
”Jemi të gjithë fajtorë për këtë situatë të PD. Ka pasur rënie brenda PD. Sfida jonë është që të kthejmë një PD ku mund të përfshihet shumica e shoqërisë. Ne duhet të mbledhim bazën e njerëzve tanë. PD duhet të jetë aleate e SHBA, e pakushtëzuar.
PD duhet t’i qaset shoqërisë, militantët janë të rëndësishëm, por me këto parime shoqëria do të ishte e mbështetur. Kjo është sfida dhe rruga e vetme që PD, pas 2025 të jetë një PD e madhe. Këtë mision apo mallkim PD e ka, ose është PD e madhe ose nuk është”.