Çollaku: Studentët të refuzojnë marrëzinë e Minitrisë. Shahini të paditet për “Infektim me Dashje”

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku i bën apel studentëve dhe pedagogëve që të refuzojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për t’u rikthyer në auditore.

Përmes rrjeteve sociale, Çollaku shprehet se me virusin ende të pranishëm në vend, e vetmja mundësi të kthehen në auditore është testimi i plotë i çdo studenti dhe trupës akademike.

Ndërkaq, ai shprehet se Ministrja e Arsimit duhet të paditet për “Infektim me Dashje”, e të dënohet në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit Penal.

“Studentët duhet të refuzojnë marrëzinë e Minitrisë së Arsimit.

Detyrimi për të rikthyer studentët në auditore në këtë nivel zero testimesh dhe padije për praninë e Covid…, është një marrëzi totale.

Me një akt të tillë brenda një jave mund të infektohet gjithë Shqipëria.

Me virusin ende të pranishëm në vend, e vetmja mundësi të kthehen në auditore është testimi i plotë i çdo studenti dhe trupës akademike.

Pa testim të plotë, studentët duhet të refuzojnë të futen në auditore… jeta e tyre dhe e familjeve të tyre vlen më shumë se propaganda e marrëzia e një ministreje.

Pa testim të plotë  të çdo kursi, pedagogët duhet të refuzojnë të futen në auditore e të zhvillojnë leksion në një ambient që mund të rrezikojë infektimin e tyre e të familjeve të tyre.

Ministrja e Arsimit duhet të paditet për Infektim me Dashje, e në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit Penal nuk e di sa vite burg i takojnë”, shprehet anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku në reagimin e tij.

SHKARKO APP