Çollaku: U shkel ligji ditën me diell, një votë arriti 1000 euro

Basir Çollaku thotë se gjatë fushatës elektorale dhe ditës së zgjedhjeve në qarkun e Dibrës ku ai garonte. ka pasur shkelje të mëdha të ligjit nga punonjësit e bashkive. Gazetari tregon se në disa raste çmimi i votës arriti deri në 1000 euro, sidomos në zonat ku mazhoranca kërkonte të realizonte përmbysje të rezultatit.

”Kam komunikuar me SPAK dhe prokurorinë, pasi shkeljet në Klos e Burrel ishin të dukshme e të shpeshta. Ligji po shkelej me këmbë ditën për diell.

Unë kam mbledhur indicie dhe iu kam ofruar materiale për punonjësit e dy bashkive dhe kam bindjen që ata i kanë marrë në konsideratë, kanë investiguar dhe përgjuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka pasur raste, por paraja ka shkuar deri në 1000 euro për blerjen e një vote, në vende ku ata donin të ndodhte dhe përmbysja”, tha Çollaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?