Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin, kemi Covid-19 nëpër këmbë

Mjeku i mirënjohur Pëllumb Pipero, e cilëson si një lajm të keq për spitalin Infektiv, zyrtarizimin e Najada Çomos si kandidate të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit, pasi sipas tij, duke qenë se Çomo është shefja e Infektivit në këtë kohë të pandemisë, është jo e pranuar për Piperon. ”Unë besoj se ky është një lajm i mirë për Parlamentin. Është një lajm jo i mirë për Infetkivin, se Najada është një nga shtyllat kryesore, ka eksperiencën përkushtimin. Ka dhënë dhe po vazhdon të japë diçka. Fakti që u thirr nuk na bën xheloz, por ndihemi të përfaqësuar”, tha Pipero për ”Abc News”.

Pyetje: Jeni xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës?

Pipero: Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.

Pyetje: Nëse nesër apo sot do ju kishin thirrur ju, a do pranonit?

Pipero: Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vazjën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë. Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Në shqipëri është e pamundur që një mjek të ndryshojë politikën sepse mjeku është mësuar me pacientin. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe.

SHKARKO APP