Çomo: Mbani maskat, ne do ti shërbejmë edhe pacientit të fundit por…

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, i bëri thirrje rinisë por edhe të gjithë qytetarëve, që të respektojnë masat anti-covid. Nga ana tjetër, Çomo tha se ka një rritje të numrave të të shtruarve në spitale, e sidomos të moshave të reja.

”Një informacion të shkurtër, kemi një shtim të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i rasteve të reja, por kemi forma të rënda të moshave të reja të shtruar në spitalet. Fluksi është i përballueshëm por i shtuar nga ana numerike. Marrja e këtyre masave është e detyruar. Në terapi intesive është shtuar numri i pacientëve të shtruar, por ne garantojmë punën tonë, por stërmundimit të bluzave të bardha, popullata shqiptare mund ti përgjigjet vetëm me mbajtjen e maskave, distancimin dhe mbajtjen e rregullave. Ne aty do të jemi dhe do ti shërbejmë edhe pacientit të fundit. Popullata duhet të na mirëkuptojë për situatën ku ne ndodhemi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?