Garda e Republikës merr nën mbrojtje institucionet e rëndësisë së veçantë
Nga trazirat e mbrëmshme ku pati përplasje mes tifozerisë së huaj dhe policisë, sonte priten zhvillime të paparashikuara, prandaj policia e shtetit dhe Garda e Republikës kanë kaluar në gadishmeri numër një.
Nisur nga ngjarjet e shkurtit 2015 kur tifozët e Fejnordit, pas ndeshjes me Romën, dogjën dhe shkatërruan një pjesë të kryeqytetit italian, sot qeveria shqiptare ka urdhëruar pothuaj situatë të jashtëzakonshme, duke nxjerrë Gardën e Republikës.
Pikërisht Garda e Republikes do të marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë ku futet kryeministria, presidenca, ministritë, bashkia e Tiranës,etj.
Bëhet me dije se në ora 17:00 Garda u pozicionua në të gjitha institucionet kryesore që ndodhen ne bulevardin Dëshmoret e Kombit.
Finalja e Conference League do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”. Duke shpresuar të mos ketë përplasje e gjithçka të shkojë mirë, por përsëri pas ndeshjes nuk dihet si mbyllet kjo histori e grupeve të tifozerive.