“Corriere della Sera”: Opozita shqiptare në shesh kundër kryeministrit Rama

Edhe mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje jo të vogël protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Mes tyre është edhe prestigjiozja italiane “Corriere della Sera”, e cila përmes lajmit me titull “Shqipëri, përplasje në Tiranë: sulmohet selia e qeverisë” dhe përmes disa fotove, tregon kronologjinë e ngjarjeve dhe sulmin me gaz helmues të Gardës së Republikës mbi protestuesit.

“Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të zmbrapsur protestuesit në Tiranë, të cilët çan një kordon të policisë dhe pushtuan sheshin jashtë kryeministrisë, gjatë një proteste kundër kryeministrit Edi Rama. Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit në përgjigje të apelit të opozitës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist, i cili erdhi në pushtet në vitin 2013, duke e akuzuar atë për “korrupsion””, shkruan “Corriere Della Sera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Opozita, e përbërë nga 5 parti të qendrës së djathtë dhe asaj të majtë, akuzojnë kryeministrin për lidhje me krimin e organizuar dhe që e ka zhytur vendin në korrupsion dhe mjerim. Ajo kërkon formimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e ardhshme. Retorika politike në vend është karakterizuar nga sulme verbale të ashpra, përfshirë edhe akuza të forta për lidhje me krimin dhe korrupsion”, shkruan gazeta italiane, që nuk harron të përmendë edhe incidentin mes Edi Palokës dhe Edi Ramës në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?