Covax sjell 141.600 doza të vaksinës AstraZeneca, efikasiteti 67% që në dozën e parë
Programi Covax për vaksinat kundër Covid-19, bëri publik planet për të shpërndarë të paktën 330 milion doza në vendet me të ardhura më të ulëta dhe Shqipëria do të marrë dhe në kuadër të tij, vendi ynë do të marrë 141,600 doza të vaksinës anticovid të prodhuar prej kompanisë britaniko-suedeze, AstraZeneca.
Vaksinat pritet të mbërrijnë shpejt. Ato llogaritet të jenë 90% efikase, por studimet e deritanishme dëshmojnë se vaksina e Astrazenecës mund të ketë një efikasitet prej 67% që në dozën e parë të saj, prova e parë se mund ta parandalojë transmetueshmërinë e virusit.
Kompanitë prodhuese të tre vaksinave kryesore deri tani kanë thënë se gjatë provave klinike vaksinat kanë rezultuar të jenë të efektshme nga 70% deri 95% në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet e shkaktuara nga virusi. Por nuk ishte e qartë nëse vaksinat mund të ndalonin transmetimin e virusit, domethënë nëse një i vaksinuar mund të infektohej përsëri me virus pa u sëmurur dhe pa e përhapur virusin tek të tjerët.
Tek Astrazeneca, kjo vihet re që me administrimin e dozës së parë. Në planin e tanishëm, Covax përcakton se shpërndarja e dozave do të mbulojë mesatarisht 3.3% të popullsisë së 145 vendeve që marrin pjesë në raundin fillestar. Planet janë që deri në fund të vitit të arrihet vaksinimi i rreth 20% të popullsisë së këtyre vendeve. Për Kosovën janë parashikuar 100,800 dhe për Maqedoninë e Veriut 103.200, të gjitha prodhim i firmës Astra-Zeneka dhe i jugkoreanes SK Bioscience.