COVID-19, 10 mostra nga Shkodra janë dërguar në ISHP për analiza
Shkodra është në pritje të marrjes së përgjigjes për 10 raste të dyshuara me koronavirus.
Mostrat janë dërguar në laboratorin e ISHP në Tiranë.
Ndërkohë Shkodra deri tani ka të konfirmuar dy raste me COVID-19.
Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë