COVID-19/ 191,074 viktima dhe mbi 2.7 milionë të infektuar në të gjithë botën

Vijon të jetë në rritje numri i viktimave nga koroanvirusi i cili po gjunjëzon botën. Shifrat më të larte vazhdojnë të regjistrohen në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë mëngjes worldmeters.info njofton se numri i të infektuarëve në mbarë botën ka shkuar në mbi 2 milion e 726 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 191,074.

Ndërkohë mbi 186 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA dhe Franca janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi, pasi Italia dhe Spanja janë në sheshpushimin e kurbës së rasteve dhe viktimave, pasi diferenca ndërmjet ditëve është relativisht e vogël.

Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 25,500.

Ndërkohë SHBA është vendi i cili po përballet më keq me luftën kundër koronavirusit. SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve dhe të viktimave në botë, me 886,709 raste, dhe mbi 50 mijë të vdekur.

Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 663 persona në Shqipëri, 27 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

SHKARKO APP