Covid-19 bën kërdinë në burgun e Peqinit, 10 raste të reja

10 punonjës të burgut të Peqinit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, mes tyre dhe shefi i regjimit të Brendshëm. Mësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtij stafi janë karantinuar në banesat e tyre.

Ata janë izoluar ndërkohë që ka nisur edhe hetimi epidemiologjik. Një pjesë e madhe e stafit të punonjësve të burgut të Peqinit janë future në karantinë. Testit për Covid-19, do t’I nënshtrohen edhe personat më të afërt, apo familjarë të të infektuarve.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 232. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 155 raste të reja.

SHKARKO APP