Covid-19, bien kërkesat për tampon dhe test të shpejtë

Ulja e numrit të të infektuarve me Covid-19 është reflektuar edhe tek numri i kërkesave për teste në poliklinika. Mjekja Bruna Shiroka thotë se tashmë janë shumë pak qytetarë që kërkojnë të bejnë test për Covid.

“Pjesa e infektimeve ka rënë. Kërkesat për të bërë PCR dhe rapid test dhe atyre dyshues që mund të kenë shenja ka trend rënie”.

Edhe ata të cilët kanë rezultuar pozitivë po e kalojnë me shenja më të lehta. “Por edhe tek rastet pozitivë kalohet lehtësisht pa agresivitet”. Në vend janë afro 29 mijë raste pozitiv aktivë.

SHKARKO APP