Covid-19/Brataj: Do kemi lirim të mëtejshëm të masave, vera në disfavor të virusit

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se deri me tani është arritur 40% e imunizimit të tufës nga pandemia e Covid-19, “Ne jemi ende në skenarin e parë dhe janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen. Deri tani kemi arritur 35-40% të imunizimit të tufës. Asnjë vend nuk është i mbrojtur nëse nuk vaksinohet e gjithë bota. 50% e njerëzve e kalojnë Covid-19 pa simptoma”, tha Brataj.

Po ashtu, ai thotë se nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave, por aktualisht për shkak të fushatës elektorale. Sa i përket verës, ai thotë se është në disfavor të Covid-19 dhe mund të ketë dobësim të tij me rritjen e temperaturave.

“Duke filluar nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave. Janë disa masa. Të gjitha masat sidomos shkollat. U bë viti i 2, pothuajse skanë bërë leksion asnjë ditë. Ishin grupi që vinin për herë të parë. Nuk është tradicionale kjo mësimëdhënie. E dimë mirë që nga kinematë teatrot stadiumet, sjanë vetëm restoranti dhe bari që kërkojnë lehtësim. Në këtë moment që u liruan masat janë zgjedhjet dhe nuk mund të rrezikojmë më tej”, shtoi Brataj për ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?