Covid-19, Brataj: Do t’i kthehemi jetës normale, informimi nga kushdo ul besimin te qytetarët

I ftuar në Ora News, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh besimplotë se Shqipëria dhe bota shumë shpejt do t’i kthehen jetës normale.

Sipas tij, shkenca ecën përpara, ndërsa shtoi se vaksina kundër Covid-19 do të japë efektet e saj.

“Sigurisht që do ti kthehemi jetës normale. Bota me pandemitë edhe kur nuk ka patur vaksina i është rikthyer jetës normale. Tani, për fatin e mirë, shkenca ka ecur përpara. Për fatin e mirë, po të shikojmë të dhënat, janë 88 milionë të infektuar, ndërsa po të kthehemi para një shekulli ishin 50-100 milionë të vdekur dhe nuk mori këto përmasa botërore që mori Sars Cov-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkenca ecën përpara, trajtimi është përmirësuar, vaksinat kanë mbi 100 vjet që kanë filluar të aplikohen. Bota shkencore dhe bota e pasur duke parë që nuk ngeli njeri pa u prekur u lëshuan drejt vaksinës, drejt kërkimit shkencor dhe e realizuan atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi folur edhe herë të tjera këtu dhe unë personalisht jam shprehur se brenda vitit do të vinte vaksina. Dhe për fatin e mirë erdhi. Eksperienca në 20-30 vitet e fundit me Sars dhe Mers përshpejtoi punën për vaksinën e re që doli, për Sars Cov-2“, u shpreh kreu i Urgjencës Kombëtare.

Sa i përket informacionit mbi situatën e pandemisë, Brataj u shpreh se dhënia e tij nga shumë njerëz ka ulur besimin e qytetarëve të bluzat e bardha.

“Njerëzit me të drejtë duan informacion. Qytetarët kanë të drejtën e informimit por për fatin e keq informimin e japin shumë njerëz dhe gjithësecili ka një qëllim kur jep një informacion. Individuale, politike, ekonomike, relogjoze… Janë të gjitha që ndërthuren“, tha Brataj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?