Covid-19 dhe frika për vjeshtën, 420 mijë nxënës do shkojnë në shkollë

420 mijë nxënës nga parashkollori deri në klasë të 12 në gjithë Republikën e Shqipërisë, nisin shkollën në 14 shtator. Për herë të parë regjistrimet e nxënësve, që shkojnë në klasë te parë dhe atyre që venë në klasë të 10, u kryen gjatë verës.

Ato shkolla që janë plotësuar me nxënës, nuk pranojnë më. Fëmijët do shkojnë në shkollat më të afërta po të zonës. Nuk e kuptojmë këmbënguljen e disa prindërve, që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën që është tejmbushur dhe nuk i regjistrojnë në nje shkollë po të zonës, që ka mësues dhe kushte po aq të mira.

Ka prindër, që nuk u informuan në kohë, për regjistrimet në verë, kë që ishin jashtë shtetit të bllokuar nga pandemia, ka që kanë ndërruar vendbanim, ashtu sicc ka edhe prindër që duan t’i çregjistrojnë nga shkolla private dhe t’i regjistrojnë në shkolla publike.

SHKARKO APP