Covid-19 dhe shkolla, nxënësit mes vështirësive dhe dëshirës
Viti i ri shkollor që është parashikuar që të nisë më 14 shtator do të jetë një vit ndryshe, veçanërisht për nxënësit e ciklit 9-vjeçar. Për shkak të pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka përpiluar një udhëzues me disa rregulla që duhen zbatuar me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
Rregulli kryesor është mbajtja e maskave nga nxënësit dhe mësuesit. Si i kanë pritur nxënësit këto masa dhe sa të vështirë e kanë ato të përshtaten me këtë realitet të pajetuar më parë në shkolla.
“Do të mundohemi të zbatojmë rregullat, që të mbrojmë veten dhe të tjerët. Do të jetë vështirë për të mbajtur maskën 6 orë por do ta mbaj sa më shumë të mundem”. Edhe pse të shqetësuar, prindërit mbështesin kthimin e fëmijëve të tyre në bankat e shkollës, duke kërkuar zbatimin me rigorozitet të masave dhe krijimin e kushteve sa më optimale nga institucionet shtetërore.