COVID-19/ Fico: Kemi rritje e pacientëve në terapi intensive
Sot Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 ka dhënë informacion në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia në vendin tonë.
Në fjalën e saj, duke raportuar për situatën epidemiologjike, shefja e ISHP-së, Albana Fico tha se ka rritje të lehtë të numrit të pacientëve për terapi intensive.
Sipas Ficos, prefekturat me incidencë më të lartë janë Tirana, Gjirokastra dhe Lezha, ndërsa grupmoshat e të prekurve 55-64 vjeç, 65-75 vjeç. Por Fico nuk dha të dhëna për moshën e personave që kanë humbur jetën nga virusi.
Shefja e ISHP-së theksoi se vendi ynë mbetet me incidencën më të ulët në rajon dhe Evropë sa i takon incidencës dyjavore.
“Qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar, por rritje e lehtë e rasteve që kanë nevojë për terapi intensive. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me të infektuarit është2.1 %”. Incidenca dyjavore, 356 raste për 100 mijë banorë, kjo shifër më e ulët se vendet e rajonit që raportojnë 848 raste për 100 mijë banorë dhe mbetet më e ulët se mesatarja e vendeve të BE me 510 raste për 100 mijë banorë”.- tha Fico.