Covid-19, Fico: Ulje të pozitivitetit në dy javët e fundit. Rritje të rasteve tek të rinjtë
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në konferencën e parë për mediat për vitin 2021.
Sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë dy javëve të fundit ka një ulje të pozitivitetit me Covid-19.
“Gjatë javës së fundit incidence është ulur lehtësisht. Për dy javët e fundit mbetet 277 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me dfy javët e mëparshme. Pozitiviteti është 22%. Mosha e rasteve të konfirmuara është 47.5 vjeç.
Ka një rritje të grupmoshës 25-34 vjeç. Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Tirana dhe Lezha”, u shpreh drejtoresha e ISHP.
Fico apeloi që masat anti-Covid të vazhdojnë të respektohen.
“Jemi ende në një kohë kur transmetueshmëria është e lartë dhe kur rastet spitalore janë të rëndësishme si numra. Të respektojmë masat. Duke nisur me mosgrumbullimet, maskën dhe respektimin e orës policore”.